“Ata janë drita e syve tanë, dielli që na ngrohë, s’kemi jetë pa ta” – Sabri Fejzullahu flet për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
Këngëtari kosovar, Sabri Fejzullahu, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se secili duhet të dalë në protestën e 17 shkurtit në përkrahje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.
Fejzullahu ka thënë se ka menduar se dikush po tallet, kur ka dëgjuar se po kërkohen për secilin 45 vjet burg.
“U tmerrova disi, se ata janë drita e syve tanë, janë dielli që nga ngrohë, ata janë sikur uji, dielli, s’kemi jetë pa ta”, ka thënë Fejzullahu për Kosova Live në T7.

