Athua nga na erdhi kjo botë e pastër si kristali!
Mirvete Haziri Bucolli
Erdhi qershori
Sot herët në mëngjes
buçisnin tingujt e këndimit
erdhi një qershori erdhi
dita më e lumtur e dëfrimit!
Fèmijët gjithka i shihje
të buzëqeshur sa më s’ka
përdore me nënat e tyre
që jeta dhuratë ua dha!
Athua nga na erdhi
kjo botë e pastër si kristali!
asgjë s’i ndalon të rriten
fuqinë marrin nga mali!
Çdo ditë ata rriten
me zemër të madhe…
rrezet thithin nga dielli
përmes secilës dritare!
