‘Atje është Vjollca Kadolli’: Vitia nuk i lë mjekët e rinj të presin për punë

Gjilani po vazhdon ta mbajë mjekësinë primare me mjekë vullnetarë, për dallim prej Vitisë, e cila mjekët e rinj i punëson ditën që licencohen.

Po, si po arrin Vitia ta menaxhojë kaq mirë shëndetësinë në komunën e saj.

Përgjigja që merr nëse e shtron këtë pyetje, është e shkurtër: Atje është Vjollca Kadolli.

Ajo e ka bindur kryetarin e Komunës se mjekët e rinj nuk duhet të presin asnjë ditë për punë.

Vjollca po bën punë të mira.

Në Gjilan nuk ndodhë kjo. Këtu, deri tani nuk ka asnjë shenjë për shpallje të konkursit për mjekë të rinj, përkundër mungesës së tyre dhe vështirësive të mëdha për ta ‘mbuluar’ terrenin.

Për më tepër, habit guximi i drejtuesve shëndetësorë në Gjilan për t`i mbajtur ambulancat në fshatra me mjekë vullnetarë.

Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë me përvojë, nëse vazhdon trendi i tashëm i largimit të tyre jashtë vendit, në kërkim të kushteve e pagës më të mirë.

Kosova rrezikon njësoj të mbetet edhe pa mjekë të rinj, nëse ata vazhdojnë të injorohen në këtë mënyrë, duke i angazhuar si vullnetarë, madje me kushtëzime që të shkojnë edhe në terren.