Austri: Policia kërkon kosovarin, dyshohet se vodhi mbi 100 mijë euro
Policia austriake ka bërë të ditur se është në kërkim të një kosovari.
Xh.F, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në vlerë prej mbi 100 mijë eurosh.
Cak i tij thuhet se kanë qenë shtëpitë në qytetin e Grazit, në rrethinën e Steiermarkt-it.
Organet e rendit dyshojnë se kosovari ndodhet ende në Austri.
Sipas raportimit të mediave atje, nuk dihet nëse ai këto vjedhje i kishte kryer në bashkëpunim apo i vetëm.
Sipas policisë këto vjedhje supozohet të jenë kryer gjatë një viti.
Prokuroria në anën tjetër e ka bërë publike identitetin e tij dhe fotografinë duke kërkuar bashkëpunim me qytetarët për të siguruar informacione lidhur me vendndodhjen e kosovarit, transmeton klani.

