Lajmin e ka konfirmuar për albinfo.at ambasadori i Kosovës, Lulzim Pllana.

Ai ka thënë se vendimi nga Këshilli i Ministrave të Austrisë është marr me 14 qershor 2023, por çeshtja e zyrtarizimit duhet të kalojë edhe në instanca tjera.

“Zyrtarisht patentë shoferët e Kosovës pritet të njihen nga data 1 shtator.

Ne jemi në kontakt të rregullt me zyrtarët austriak për të gjetur një zgjidhje, që ata persona të cilët hynë në Austri me patentat e shoferëve të Kosovës deri në shtator, mos të gjobiten“, ka theksuar ambasadori Pllana për albinfo.at

Tutje ambasadori ka sqaruar se patentë shoferët do t‘iu njihen qytetarëve të Kosovës të cilët janë për vizitë në Austri, atyre që kalojnë tranzitë në Austri, atyre që kanë qendrim të përkohshëm në Austri, pra që punojnë me një afat të shkurtër (punëtorë sezonal).

Për ata që kanë leje qendrim më afat më të gjatë, vazhdon të mbetet në fuqi e njejta procedurë si ka qenë më parë, procedura e konvertimit nga patenta e Kosovës në atë të Austrisë.