Autobusi goditet nga rrëshqitja e gurëve, vdesin 9 persona

9 turistë humbën jetën në rajonin e Himachal Pradesh në veri të Indisë, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u godit nga një masiv gurësh që u shkëputën nga një lartësi e madhe.

Një numër i madh gurësh të mëdhenj ranë nga mali në distriktin Kinnaur, duke dëmtuar rëndë dhe një urë që përdorej për kalimin e makinave.

Sipas mediave lokale, personat që u vranë nga gurët ishin turistë që do të vizitonin kryeqytetin e Delhit.