Autobusi që u aksidentua në Kroaci i përket kompanisë ‘Deva Tours’ nga Gjakova

Autobusi me mërgimtarë që u aksidentua sot herët në mëngjes, duke ardhur nga Frankurti drejt Kosovës, ku vdiqën 10 udhëtarë, i përket kompanisë nga Gjakova, ‘Deva Tours’.

“Po, autobusi ka pasur brenda mërgimtarë që po vinin në Kosovë”, kanë pohuar nga kjo kompani.

Ata kanë thënë se nuk kanë informacione tjera lidhur me të vdekurit.

“Nuk kemi informacione tjera. Nuk kemi aktualisht. Të lutem. Nuk dimë kurrgjë më”, kanë thënë nga “Deva Tours”.