Automjeti bie në humnerë, humbin jetën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e së hënës në Rrugën e Arbrit, raporton a2cnn.
Bëhet e ditur se dy automjete janë përplasur afër Shkallës së Tujanit. Për pasojë, një prej makinave ka rënë nga lartësia, në humnerë dhe dy personat që ndodheshin në të kanë humbur jetën.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit tjetër dhe po merr kujdes shëndetësor.
Dy personat që humbën jetën nuk janë identifikuar ende.

