Autoret e librit shkollor të klasës së katërt e gabojnë datën e shpalljes së pavarësisë, shpërthen ironia

Ka shpërthyer ironia në rrjetet sociale me tri bashkautoret e librit shkollor ‘Shoqëria dhe Mhedisi’, të cilat e kanë huqur datën e pavarësisë së Kosovës.

Gazetari nga Vitia, Agron Abazi, i cili e ka evidentuar gabimin në librin e klasës së katërt, ka shkruar: Mirë shumë është duke dal rezultati i PISA-së!

Ja argumenti:

Një pyetje në librin shkollor ku edhe autori ka pasur mëdyshje me datën e Pavarësisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për librin Shoqëria dhe Mjedisi, klasa e 4, autore: Dhurata Nixha, Miranda Stavileci, Lendita Lutaj, ka shkruar Abazi.

Një lexues kanë ironizuar duke shkruar: Ky ja paska ba sikur ni katunar i joni që thojke Qershiat pjeken n’Shtator.