Avazi: “Nesër flas për urdhrin e Kurtit për të më larguar”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, pretendon se Kryeministri Albin Kurti e ka urdhëruar largimin e tij nga pozita e drejtuesit të Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

Në njoftim të bërë në profilin e tij në Facebook, ish-Zëvendëskryeministri thotë se nesër në orën 10, do të flasë rreth këtij “urdhri” të Kurtit, për të kërkuar largimin e tij nga dy komisione.

“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë”, ka shkruar Abazi.

Tutje, ai thotë se do të flasë edhe për “për audio/video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”.

Haki Abazi ishte një prej figurave më të rëndësishme të Qeverisë Kurti I.

Abazi vazhdimisht shpreh pakënaqësitë dhe mospajtimet me partinë e tij.