Avdush Canaj: Magji
Kur ti fle trëndafilisht,
ëndërron
si flutura,
si zogu,
xhaxhi poeti
vjershës ia krehë flokët,
ia lidhë bistekët
kallirisht.
Faqet ia bënë të mollta
të të ëmbëlsoj ty si dje.
Agimit i troket
në dritare
dhe bie të flejë.
Zgjohet paspak,
ka harruar
vargut t`ia vë
kollaren kuq e zi.
Dhe ti zgjohesh
mrekullohesh,
zemra duartroket:
Magji!
Magji!

