Avokati Berisha: U sanksionova nga pushteti pasi ua zbulova skandalin
Avokati Besnik Berisha, në një pronocim për media, ka zbardhur detaje për arrestimin e tij, të cilin e quan si një prej më skandaloze dhe një prej veprimeve më arbitrare ndaj një avokati.
Berisha ka pohuar se nuk ka kryer asnjë krim, por që është sanksionuar për një emision televiziv, ku ka zbuluar detaje tronditëse nga një skandal i Qeverisë.
Sipas Berishës, deklarata e tij i ka paraprirë urdhëresës për bastisjen e njërës nga pronat e tij, teksa prokurori kundërligjshëm ka urdhëruar arrestimin e tij.
Ai deklaroi se për arrestimin e një avokati, ka të drejtë vetëm një gjyqtar.
Avokati Berisha thotë se u privua nga liria me vendim të Prokurorit të Shtetit, i cili sipas tij, ka pësuar disfatë në secilin rast që janë përballur
“Jam këtu t’iu them se Besnik Berisha nuk ka kryer asnjë krim. Besnik Berisha është sanksionuar për një emision televiziv që kam godit pushtetin për një skandal që e keni dëgju edhe vet. Pra për një betejë që shteti po mundohet me masku embargon që është duke përjetu, e që unë e kam denoncu në Klan Kosova.
Kjo parapriu të nesërmen me një marrje të urdhëresës për bastisjen e njërës nga pronat e mia. Por ku fillon kundërligjshmëria.
E para, prokurori nuk ka pasë të drejtë të urdhërojë arrestimin tim, për shkak se veprimet për të cilat ai më pandeh mua padrejtësisht e kundërligjshëm, janë detyrat e mia të avokatit, që unë i vijoj nga ora 08:00-24:00, se kemi një lloj imuniteti ne, jo nga ndjekja penale, por e kemi një lloj garancie që ata që i sfidojmë në Gjykatore, në Prokurori, të mos mund të kenë veprime arbitrare kundër nesh dhe për privimin nga liria të një avokati, ka të drejtë vetëm një gjyqtar”, tha Berisha, transmeton sinjali.

