Avokati: Joe Biden e ka quajtur Thaçin ‘George Washingtoni i Kosovës’
Avokati i Hashim Thaçit ka thënë se personin që Gjykata Speciale po e akuzon për krime lufte, presidenti i zgjedhur i Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur dikur, derisa ishte nënpresident, “George Washingtoni i Kosovës”.
Avokati kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi, në seancën e parë dëgjimore ndaj tij, David Hooper, është përplasur me gjyqtarin e procedurës paraprake, për klientin e tij, që Tribunali i Hagës po e akuzon për krime lufte, duke e cituar, ndër të tjera, edhe deklaratën e Joe Biden për Hashim Thaçin.
Ai i ka rikujtuar gjykatësit rolin e Thaçit në Konferencën e Rambujes, duke thënë se ishte zëri i arsyes.

