Avokati kanoset nga klienti i tij i cili ia kërkon t’ia kthejë paratë

Një person në Lipjan është arrestuar nga policia pasi ka kanosur avokatin e tij.

Lipjan, 10.01.2023 – 12:43. Ankuesi mashkull kosovar avokat ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull, sipas viktimës ai kishte mbrojtur në një rast të dyshuarin dhe tani i dyshuari i kërkon t’ia kthejë paratë që i ka paguar për mbrojtje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.