Avokati Koci: S’ishte e lehtë por ia dolëm, ish-polici Spahiu u lirua pas një padrejtësie e muajsh ankthi

Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi të premten.

Avokati Arianit Koci ka thënë se Spahiu është i lirë pas një padrejtësie të rëndë dhe muajsh të gjatë ankthi.

‘‘U LIRUA!

Ish-polici Arbnor Spahiu u lirua nga burgu i Serbisë.

Sot, pas muajsh të gjatë ankthi, pas një padrejtësie të rëndë – Arbnor Spahiu është i lirë. E kam thënë që në ditën e parë: do të kthehet.

Nuk ishe lehtë, por ia dolëm!’’, ka shkruar ai.