Avokati me kancer prek me postimin e tij: Duhet ta shijojmë jetën…

Teksa njofton se ka nisur fazën e fundit të kurimit nga kanceri, ai e shpreh optimizmin se do të fitojë betejën me sëmundjen.

Vishaj shkruan gjithashtu se takimi me kolegët në Tiranë e ka lumturuar shumë.

“Sot fillova fazën e fundit të luftës kundër të mallkuarës botërore te kancerit. Do t’ia dal dhe kësaj faze për të fituar 100% gjendjen time shëndetësore. Mjekët janë optimiste që kjo flamë do të zhduket përgjithmonë nga trupi im. Edhe unë jam optimist.

Por kujdes, kjo sëmundje është e pamëshirshme po nuk u kujdese për vete që nga higjiena, larja e duarve mbas çdo kontakti, larg stresit, larg smogut, po ajrit të pastër, kujdesi periodik te mjeku, burrat 1 herë në vit bërjen e kolonoskopise dhe egos së barkut ndërsa femrat bërjen e mammografia.

Duhet ta mbrojmë jetën që ta shijojmë atë. Ju pafsha sa më të lumtur e të buzëqeshur, larg stresit shkaktar i çdo sëmundje”, shkruan ai.