Avokati shqiptar u gjet me me fytin e prerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një shqiptar me profesion avokat është gjetur i pajetë.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për shtetasin Aineo Redo, 49 vjeç, i cili u gjet i vdekur me plagë në fyt dhe me një thikë në dorë.

Ngjarja e rende ka ndodhur ne nje galeri ne zonen Reggio Emili.

Mediat raportojnë se ai kishte ardhur nga Shqipëria shumë vite më parë.

Në Itali është diplomuar për drejtësi dhe është bërë ortak në një studio të rëndësishme ligjore, e cila ndodhet disa dhjetëra metra larg galerisë BNL.

I pasionuar pas sportit, ai luajti në ekipin e avokatëve të Reggio.

Hetimet bëjnë të ditur se Redo kishte mbërritur në studion ligjore me biçikletë dhe më pas ishte larguar në këmbë.

Në errësirën e galerisë, ai dyshohet se ka vrarë veten duke mbajtur thikën që i gjendej ende në dorë.

Por vetëm raporti mjeko ligjor dhe hetimet do të mund të zbulojnë shkakun e vërtetë të vdekjes se 49 vjeçarit.