Avokati Tomë Gashi i premton 10.000 Euro për deputetin që ia siguron raportin e Wiliamsonit

Avokati Tomë Gashi tha sonte në emisionin ‘dpt te Fidani’ në T7 se deputetët e Kosovës e kanë votuar Gjykatën Speciale pa e parë, as pasur në dorë fare raportin e prokurorit Wiliamson.

Gjykata Speciale është ngritur mbi dyshimet që përmban raporti i prokurorit amerikan. Presidentin Thaçi e të tjerët në Hagë nuk i ka çuar raporti i Dik Martit, por raporti i Wiliamsonit, tha Gashi.

Ai u shpreh i bindur se askush nga deputetët nuk e ka as nuk e ka parë këtë raport, por kanë votuar ‘blanko’.

Madje Gashi i premtoi publikisht 10 mijë euro shpërblim për atë deputet të Parlamentit të Kosovës, i cili e ka dhe ia dërgon në zyrën e tij këtë raport./Mediafokus.info