Axha i dorases plot emocione: Zoti na e ruajt mendjen!
Axha i dorasëses Valdete Bllaca, Milaimi, mezi përmbahej të premten, në ditën e parë që kjo familje priste njërëzit për kryeshëndosh.
Mezi fliste para kryekuvendares Vjosa Osmani dhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, të cilët kanë qëndruar sot për ngushëllime atje.
Derisa i falënderoi për vizitën, ai pati një lutje plot emocione.
“Mos të ishin këtu këto organe, këta miq e dashamirë të kombit shqiptarë, do të kishim eksploduar. Deri në vdekje e lusim Zotin të na e ruaj mendjen”, ka thënë Milaim Bllaca, transmeton Mediafokus.info.
Osmani e Haziri u lutën që kjo tragjedi të mos përsëritet më kurrë.
Më 18 shkurt, policja Valdete Bllaca ka vrarë dy prindërit dhe dy vëllerëzit e saj, e më pas edhe vetën.
Motivet nuk dihen, por sipas raportimeve zyrtare, ajo kishte probleme mentale tash e katër vjet, derisa në vitin 2017 i është konfiskuar arma zyrtare, me të cilën e shkaktoi tragjedinë më të madhe familjere të pasluftës.
Varrimi i pesë anëtarëve të familjes Bllaca u bë të enjten, në fshatin e origjinës, në Cernicë./MediaFokus/

