Axha Zenel kultivon kunguj gjigandë, i gatshëm ta dhurojë farën pêr të interesuarit

Këta dy kunguj gjigant që i shihni, i ka mbjellë e rritur Zenel Xhaferi nga fshati Cërvicë i Kërçovës.

Ai është 77 vjeç dhe jeton me bashkëshorten. Për të kaluar kohën kultivon fruta e perime që nuk gjenden lehtë në vendin tonë.

Farën për mbjelljen e këtyre dy kungujve e ka marrë në Kanada para 10 viteve.

I ka mbjellë në maj, sepse siç thotë, temperaturat për rritjen dhe zhvillimin e këtij kungulli duhet të jenë mbi 25 gradë.

Një kungull të madh e ka kultivuar edhe para 12 viteve, po ai thotë se pranvera e hershme dhe moti i ngrohtë këtë vit ka ndihmuar që këto të rritën më shumë se ai i para disa vitesh./Tv21