B2 kthehet në punë pas një jave

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar për ngritjen e operimeve të njësiteve prodhuese.

Në një njoftim të KEK’ut thuhet se “bazuar në Bilancin Vjetor Elektro-Energjetik (BVEE), dhe me qellim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor (8 ditorë) nga sot deri me datën 15.11.2022”.

“Gjatë kësaj periudhe, sipas BVEE-së, KEK-u do të operojë me njësitë A3=125 MW/h, A4=125MW/h dhe B1=250MW/h”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MW/h energji termike, varësisht nga kërkesa e Termokosit”, përmbyllet njoftimi.