Baba e therr me thikë djalin e vetë

Një 66-vjeçar ka plagosur me thikë djalin e tij 32 vjeç, i cili tani ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.Sh., 66 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në banesë, pas një debati për motive të dobëta ka goditur mjet mprehës (thikë), në trup djalin e tij shtetasin A.Sh., 32 vjeç, banues në Berat.

Shtetasi A.Sh, pasi ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. (foto arkiv)