Babadimri zbret në Gjilan, ja ku mund t’i gëzoni fëmijët tuaj
Babadimri tashmë ka zbritur në Gjilan, përkatësisht në këndin për fëmijë në MUBI Production, i cili gjendet në Viva Fresh Store.
“Hohohohooooooo…..” është thirrja karakteristike e njërit prej personazheve më karakteristik të babadimrit.
Pronari i kompanisë MUBI Production, Irfan Jashari, ka thënë se kompania e tij ofron oferta të jashtëzakonshme sivjet, ku me pak para, prindërit mund t’i gëzojnë fëmijët e tyre.
“Sivjet, pasi që jemi në kohë pandemie, kemi bërë ofertë speciale për fëmijët dhe familjet që duan ta kenë kujtim fotografinë me babadimrin e vitit 2020. MUBI Production ka më shumë se një dekadë që është dëshmuar me kualitet në fushën e fotografisë dhe jemi shumë të lumtur me besimin e klientëve ndaj nesh. Kjo na ka bërë më të përgjegjshëm”, ka thënë Jashari.
Ai ka falënderuar klientët e tij për besimin që po e shfaqin në vazhdimësi ndaj kompanisë së tij./Mediafokus.info/

