Babai arrestohet për braktisje të fëmijës

Një person është arrestuar për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës, pasi ka refuzuar ta marrë foshnjën nga spitali.

Prishtinë, 1311.2020 – 14:40. Ankuesi mashkull  kosovar  ka raportuar se vajza e tij ka lindur një fëmijë në spital dhe nuk dëshiron ta marrë fëmijën pasi që atë nuk e pranon babai i foshnjës. I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa nëna dhe foshnja kanë mbetur në spital edhe disa ditë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale, thuhet në raportin e policisë.