Babai e ndëshkon fëmijën duke e varur në dritaren e makinës
Një prind ka zgjedhur ta varë në dritaren e makinës djalin e tij 3-vjeçar, për ta ndëshkuar atë për sjelljet jo të mira.
Pamjet janë regjistruar nga një shofer pas tij, i cili xhirimin e ngarkoi në rrjetet sociale, me qëllim që incidenti të merrte përmasa të mëdha.
Policia u mobilizua dhe e gjeti babanë nga targa e makinës dhe më pas e arrestoi.
Sipas mediave në Turqi, ku ka ndodhur rasti, babai pretendonte se në këtë mënyrë po ndëshkonte djalin e tij 3-vjeç, i cili u soll keq gjatë ditës.

