Babai e rrah djalin, nëna e lajmëron policinë

Një grua nga Mitrovica ka raportuar në polici se djali i saj 12-vjeçar është rrahur nga babai i tij., ka bërë me dije polcia përmes raportit 24 orësh.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe se ka shkuar të jetojë më nënën e tij.

“Mitrovicë 28.07.2021 – 23:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se djali saj 12 vjeç ishte rrahur nga babi i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka shkuar të jetojë me nënën e tij. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)