Babai e rrah fëmijën për shkak se nuk kishte ndjekur mësimin online
Një fëmijë në Drenas ka përjetuar dhunë fizike nga babai i tij për shkak se nuk e kishte ndjekur mësimin online. Rasti është cilësuar ‘keqtrajtim apo brakstisje e fëmijës’.
Fsh. Komoran, Drenas 13.04.2021-14:00. I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit-fëmijës së tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime, dyshohet për shkak se, viktima nuk kishte ndjek mësimet online. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës. I dyshuari ishte larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin, thuhet në njoftimin e policisë.

