Babai i dehur tenton ta vras djalin në Rahovec

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Rahovec një person të dyshuar për vrasje në tentativë.

I dyshuari, sipas Policisë, nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të tij.

Policia të arrestuarit i ka gjetur një armë, të cilën e kishte me leje, 57 fishekë, raporton Sinjali.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.