Babai mizor vret vajzën bukuroshe pse u kthye vonë në shtëpi
Babai mizor ka qëlluar për vdekje vajzën e tij në Iran, për shkak se e bija u kthye vonë në shtëpi. Viktima është Reyhaneh Ameri, e cila sipas mediave të huaja, u qëllua me shufër hekuri nga i ati i saj.
Mediat shkruajnë, përcjellë express se Ameri u dërgua në spital me plagë të rënda, por aty ndërroi jetë.
Pak ditë më parë 19 vjeçarja Fatemeh Barihi u vra nga burri i saj, kurse një 13 vjeçare, Romina Ashrafi u vra me një drapër nga babai i saj.
Reyhaneh besohet të ketë mbërritur në shtëpinë e prindërve të saj rreth orës 11:30 të mëngjesit të së dielës, gjë që ka acaruar babanë e saj.
Motra e Reyaneh u shpreh se ajo shkoi të vizitojë shtëpinë e prindërve të saj të nesërmen në mes orës 8:30 dhe 9:00 të mëngjesit, por askush nuk u përgjigj kur trokiti.
Ajo pa njolla gjaku në mure dhe më tej mësoi krimin e rëndë./mediafokus.info

