Babai në Viti arrestohet për dhunë ndaj të birit
Një person në Viti është arrestuar për dhunë ndaj të birit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Viti 27.01.2023 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj birit të tij viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

