Një burrë në Gjakovë e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites.
Lidhur me rastin Policia ka nisur hetime, derisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM I VDEKJES – Gjakovë / 02.05.2024 – 16:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur djalin e tij, viktimën mashkull kosovar, dyshohet pa shenja jete. Ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.