Babai pa këmbë, i biri pa krahë e pa këmbë
Fotografi turk Mehmet Aslan u shpall fitues për fotografinë më të bukur të vitit në “Siena International Photo Awards”.
Fotografia e tij “emocionalisht e fortë”, që tregon një baba që ka humbur një këmbë, për shkak të bombardimeve në Siri, i cili mban në duar djalin e tij të vogël, të lindur pa gjymtyrë, për shkak të një çrregullimi gjenetik, u përzgjodh mes mijëra fotografive nga fotografë nga 163 shtete të botës.
Fotoja është një shkprepje epike që reflekton optimizmin njerëzor edhe në kushte e mundësi të reduktuara, është një dashuri prindërore që tejkalon çdo fatkeqësi e përballje jetësore.

