Babai raporton zhdukjen e fëmijës 11-vjeç

Një person në Fushë Kosovë ka raportuar se fëmija i tij i moshës 11-vjeçe ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka ndonjë informacion se ku ndodhet ai.

Rr. Hysen Xhakolli, Fushë Kosovë 27.01.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i moshës 11 vjeç ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.