Babai ther me thikë djalin e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 63-vjeçar ka goditur me thikë djalin e tij.

Sipas policisë, autori i kësaj ngjarje është G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Siç shkruan TCH, 63-vjeçari gjatë ditës së djeshme pas një sherri me të birin G.V., e ka plagosur me thikë.

Pas kësaj, 63-vjeçari është arrestuar, kurse djali i tij ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.