Babë e bir aktorë festojnë ditëlindjen sot
Babë e bir, aktorë të njohur kosovarë, festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë.
Por, siç e do tradita, është i biri ai që e ka uruar babain për ditëlindje.

“Urime për ditëlindjen tonë, babi! Sot festojmë jo vetëm ditëlindjen time e tënden, por edhe një vit më shumë të bekuar së bashku. Faleminderit për të qenë gjithmonë krah meje. Shpresoj që kjo ditë të jetë e mrekullueshme për të dy, plot me kujtime të bukura dhe gëzim. Te dua shumë!” – ka shkruar aktori Alban Shahiqi në urimin për babain e tij, aktorin e madh Jashar Shahiqi. /Mediafokus.info

