Babë e bir arrestohen për dhunë ndaj nuses

Dy persona në Prishtinë, babë e bir janë arrestuar për dhunë në familje pasi dyshohet se kanë keqtrajtuar psikikisht nusen.

Prishtinë 11.03.2023-10:50 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është  kanosur si dhe keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.