Babë e bir ndërrojnë jetë nga koronavirusi

14 ditë nga vdekja e doajenit të muzikës shqipe, Ali Imeri (Lika), sot ka ndëruar jetë edhe djali i tij, po ashtu këngëtar i mirënjohur nga Gostivari, Refet Imeri, shkruan tetovasot.com.

I ndjeri ishte prekur nga virusi korona dhe pas gati 3 javë i shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup, sot pasdite ka humbur betejën me këtë sëmundje.

Kujtojmë që para dy javësh ndërroi jetë edhe babai i të ndjerit, Ali Imeri – Lika, po ashtu nga kjo sëmundje.

Si këngëtarë, babë e bir kanë qenë anëtarë të Shoqërive Kulturore Artistike të Gostivarit, Besa dhe Lulet e Malësisë, nga ku kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kultivimin e folklorit dhe këngës shqipe në përgjithësi.