‘Babë, ma ban hallall që s`po mundem në varrim me t`ardh’

Jeta i ka degdis shqiptarët gjithandej botës, ndërsa pandemia po i pengon ata të kthehen edhe në varrimin e familjarëve të tyre.

Këtë fat e pati edhe vajza e minatorit Islam Zeqiri nga Verbica e Zhegocit, i cili ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare.

“Zot njëherë të vetme më degjo, asgjë nga ti nuk kërkoj, babën tim sonte mirë ma trajto, shpirtin e tij të bardhë në xhenet e dërgo. Babë ma ban hallall që s`po mundem në varrim me t`ardh edhe pse zemra prej vendit don me më dalë”, kanë shkruar nga mërgimi vajza e tij, Sevdija dhe nipi Driloni.

Isa Zeqiri shquhej për burrëri e fjalë të matura. Nuk ishte i kënaqur me gjendjen në Kosovë. Mospajtimin e tij e shprehte me pak sarkazëm: “I bana sytë operacion, po veç zi po shoh në këtë vend”, thoshte shpesh Isa.

Dëshira e tij ishte që ta shihte Kosovën më mirë se sa ishte, ta shihte anën e bardhë të vendit të tij, për të cilin nuk u kursyen kurrë ai, familja dhe lagjja e tij./Mediafiokus.info/