“Babi ishte burri që më nuk përsëritet asnjëherë në jetë” – dedikim nga i biri
Nuk ka përvjetor që Ismajli të mos bëjë një dedikim për babin e tij, Rami Veliun (1950-2020), ish-punëtor shëndetësor në Gjilan.
U bënë 5 vite pa ty Babë, e ti mbete përjetësisht në mendjen dhe zemrat tona! Falemnderit Zotit që patëm një Babë si ti, plot njerëzi, dashni, dinjitet e autoritet!
Krenar me ty përherë! Baba jonë i mirë!
Kështu e ka përkujtuar Ismajl Veliu, me shumë ndjesi babanë e tij, Ramiun, në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta.
“Babi ishte burri që më nuk përsëritet asnjëherë në jetë dhe askush nuk e mbush boshllëkun e tij. Babi ishte palltoja e sigurisë në netët e jetës që ndryshojnë”, ka shkruar tutje Ismajli.
Një mesazh të fortë për të gjithë ata që i kanë prindërit gjallë, ai kishte dhënë edhe më herët.
‘Nëse e ke babën gjallë, mos prit hiq, por qu shko e përqafe fooort, kudo që ai është dhe thuaj që e don shumë’.
Baba i tij, Rami Veliu ndërroi jetë para pesë vitesh, në moshën 70-vjeçare.
Ai, tërë jetën e tij ia kushtoi shëndetësisë, për çka ishte nderuar me Mirënjohje nga Komuna e Gjilanit. /Mediafokus.info

