Bad News Eagles pësojnë humbje nga CPH – paraqitje fantastike nga djemtë tanë
Ekipi shqiptar, Bad News Eagles, ka humbur ndaj skuadrës daneze, Copenhagen Flames, në ndeshjen e parë të Legends Stage.
BNE prej fillimit të ndeshjes treguan paraqitje të mrekullueshme, por në fund humbën me rezultat 16-14 në Ancient.
Kjo ishte sfida e parë e BNE’së në kuadër të fazës së ‘Legends Stage’, ndaj ekipit të 14’të më të mirë sipas ranglistës së ‘HLTV’.
Edhe në këtë fazë, një ekipi për të kaluar tutje i duhen tri fitore nga pesë ndeshje, ku më pas kalojnë në “Champions Stage”, derisa aty është me eliminim direkt.

