Bahtiri: Agim Veliu është figura më e ndritur e LDK-së
Agim Bahtiri është ftuar përmes thirrjes telefonike në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ku ka folur për marrëveshjen qeveritare të arritur sot në mëngjes.
“Nuk ka zgjidhje më të mirë. Ai është figura më e ndritur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe besoj se do t’i çojë proceset përpara.” deklaroi ai, kur u pyet lidhur me emerimin e Agim Veliut si minister i MPB.
Ai më tej u pyet edhe se a do ta luftonte z.Veliu krimin dhe korrupsionin si ministër i ri i Punëve të Brendshme pas së cilës u përgjigj i bindur: “Sigurisht që po,”
Kryetari i Mitrovicës po ashtu ka shprehur bindjen se qeveria e ardhshme e Kosovës do të ishte më e mira.
Ai është pyetur edhe për çështjen e dorëheqjes së Konjufcës, për të cilin po ashtu u shpreh me fjalët më të mira.
“Nuk kam thënë që Glauku nuk do të dorëhiqej. Kam thënë që nëse LDK-ja e kërkon bllanko presidentin. Presidentin do ta zgjidhim sbashkarisht (bashkërisht)” ka thënë ai./MediaFokus/

