Bahtiri përplaset me shoqërinë civile: Qytetarët kanë votu deputetë për me votu e jo për me sabotu
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, është përfshirë në një debat me disa përfaqësues të shoqërisë civile që po mbanin një protestë simbolike para Kuvendit të Kosovës, raporton Sinjali.
Njëri prej aktivistëve i tha Bahtirit: “Kur t’ju bohet boll kallxoni.”
Bahtiri reagoi ashpër duke drejtuar gishtin nga opozita, të cilën e akuzoi për bllokada dhe shantazhe në Kuvend.
“Na u ka bë boll bukur shumë, vetni këta të opozitës, pa pyetni pse s’ju ka bërë boll atyne. Qytetarët e kanë votu çdo deputet për me votue, e jo për me sabotue, e shantazhue,” u shpreh ai.

