Bahtiri, Sveçla e Krasniqi publikojnë foto duke pirë limonadë në veriun e Mitrovicës

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka publikuar një fotografi në rrjete sociale.

Aty shihet duke pirë limonadë bashkë me ministrin Sveçla e Elbert Krasniqi dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Prapa Sveçlës, shihen edhe dy pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të cilët po e ruanin ministrin.

“Limonada plot shije në sheshin e Veriut të Mitrovicës! 🇽🇰Paçi pasditë të mbarë!”, ka shkruar ai.