Bajrami nxjerr një tabelë të Trustit: Në qeveritë e kaluara punësimi ishte më i madh se në Qeverinë Kurti
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vazhduar demantimin e pretendimeve të kryeministrit Kurti, se në qeverinë tij është rritur punësimi për 20 për qind në krahasim me qeveritë e kaluara.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka nxjerr një tabelë të llogarive aktive në Trustin Pensional të Kosovës, e cila e demanton keq kryeministrin Kurti.
Tabela në fjalë tregon se rritja e punësimit në qeveritë e kaluara ka qenë më e madhe se në Qeverinë Kurti.

“Nëse dojmë me krahasu qeverinë Kurti me qeveritë e kaluara në bazë të rritjes së llogarive aktive në Trustin Pensional të Kosovës, kjo është gjendja”, ka shkruar Bajrami.

