Bajrami sfidon kryetarin e Gjilanit: Deklarohu a je për ardhjen e të burgosurve nga Danimarka

Sipas saj, qytetarët e Gjilanit s’duhet t’i kthejnë hapësirat e tyre në burgje për të huaj.

“Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, duhet të tregojë se a është pro që të burgosurit, kryesisht të huaj që jetojnë në Danimarkë, të vijnë në Gjilan për të kryer burgun. Sepse partia në pushtet prej të cilës vjen Alban Hyseni ka dështuar të sjellë investime në Kosovë e po bën përpjekje për të sjellë të burgosur nga vendet e BE-së. Qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës nuk kanë nevojë për t’i kthyer hapësirat publike në burgje për të huajt”.

Bajrami thotë se Kosova do të kthehet në vend atraktiv për investime të huaja “sapo me votë qytetare të largohet qeveria që mashtroi se do të ndërtojë 160 çerdhe, do të ulë çmimin e rrymës, do të ulë çmimet e vajit, sheqerit e miellit”.

“Kjo Qeveri do të mbahet në mend për urën e Staradranit dhe lëshimin me qira të objekteve për të burgosurit e huaj. Edhe për 240 milionë euro tenderë njëburimor – korrupsion masiv”, shkruan ajo.