Bajrami: Testi i maturës do të mbahet në shkolla

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se testi i maturës do të mbahet në shkolla.

As nuk do të ketë anulim dhe as mbajtje në distancë.

“Anulimin e testit të maturës nuk e kemi opsion dhe nuk është as në favor të nxënësve sepse do t’iu shkaktojë probleme për regjistrim në fakultet”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se me Komisionin e Maturës është diskutuar për formën e testit të maturës në kushte pandemie.

Sipas saj, është menduar që testi të mos përmbajë më shumë se 100 pyetje dhe të njëjta të jenë në katër lëndë.

Bajrami thotë si kohë e mundshme e mbajtjes së këtij testi është java e parë e korrikut..

Sipas saj, mbajtja e testimit në distancë është i pamundur.

“Testi do të mbahet fizikisht në shkolla”, ka thënë ajo./mediafokus.info