Balaj-Ajdini (99): Me besimin tuaj, vazhdojmë së bashku drejt së ardhmes që e meriton vendi ynë

Kandidatja e LDK-së për deputete me numrin 99, Afërdita Balaj-Ajdini, po merr përkrahje të jashtëzakonshme kudo në Kosovë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ajo ka falënderuar mbështetësit e saj, duke thënë se me besimin tuaj, vazhdojmë së bashku drejt së ardhmes që e meriton vendi ynë.

“Viti ‘99 shënon kthesën më të madhe për popullin tonë, vitin e çlirimit, vitin kur Kosova vazhdoi rrugën drejt  shtetndërtimit. Sot, me numrin 99, unë Aferdita Balaj, kandidate për deputete nga radhët e LDK-së, jam e motivuar ta vazhdojmë këtë rrugë me përgjegjësi, zhvillim dhe vizion të qartë për të ardhmen.Me besimin tuaj, vazhdojmë së bashku drejt së ardhmes që e meriton vendi ynë”, ka thënë Afërdita Balaj-Ajdini.

LDK 123✅️

Afërdita Balaj 99✅️