Balla: Gjithçka gati për të zhbërë raportin e Dick Marty-t
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thënë sot se gjithçka është gati për të zhbërë raportin e Dick Marty-t.
Sipas tij janë mbledhur firmat nga më shumë se 5 vende dhe nga 20 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të KiE, në kundërshtim të këtij raporti.
“Lidhur me sa u kërkua nga deputeti Shehu në mënyrë të përsëritur unë besoj se Kuvendi e ka adresuar çështjen. Lidhur me pretendimet dhe shpifjet se gjoja gjatë luftës ka pasur krime kundër njerëzimit, këto janë të padrejta. Firmat janë mbledhur tashmë, nga më shumë se 5 vende dhe numri minimal i anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që është 20. Ne po ecim përpara me rezolutën’, tha Balla, raporton Euronews.

