Ballkani është interes strategjik i Amerikës, jo Afganistani

Historianja shqiptare, dr Elena Kocaqi thotë se terheqja e trupave amerikane nga Afganistani ishte veprim i drejtë, por i vonuar, madje trupat amerikane as nuk duhet te kishin shkuar kurre atje.

Ishte administrata Tramp ajo qe bisedoi me talebanet dhe u la vendin atyre, por jo se talebanet e moren me lufte, thotë ajo.

Sipas saj, Amerika nuk ka pse harxhon miliarda dollarë dhe jetet e mijera ushtareve per nje vend qe as nuk eshte fare interes strategjik i saj.

Interesi i sigurise se saj dhe sigurise globale eshte Ballkani, thotë historianja e njohur shqiptare.

Afganistani nuk eshte problem i jonë, madje as nuk eshte problem amerikan, por eshte problem i vet afganeve.

Per hir te interesave amerikane qe jane miku dhe aleati jonë dhe per hir te humanizmit, Shqiperia duhet te jap kontribut aq sa ka mundesi, pasi ne per tregues ekonomik leme pas vetem Moldavine ne Evrope.

Gjithashtu, qeveria duhet te fokusohet tek interesat e shqiptareve se per kete eshte votuar dhe nuk duhet te harxhojë energji dhe para kot, por te fokusohet tek problemet e brendshme.

I vetmi problem qe realisht ka Afganistani eshte pikerisht lufta mashkull-femer, ku meshkujt me lloj-lloj metodash duan te shnderrojne grate vetem ne objekt seksual, duke u shkelur te gjitha te drejtat dhe kjo eshte ajo qe bota e qyteteruar nuk duhet ta pranoj, përfundon shkrimin e saj, Elena Kocaqi.