Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 85-vjeçari

Një 85-vjeçar humbi jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tij rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ndodhi në Golem të Kavajës, në banesën e shtetasit L.K.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.